Futboll

Coutinho: Te Inter do të kisha vdekur…!

Në një intervistë të gjatë të dhënë për Barça TV, ylli brazilian Philippe Coutinho, i porsa transferuar nga Liverpool te Barcelona për 160 milionë euro, ka folur edhe për eksperiencën e tij te Inter.

Një aventurë që ka shënjuar karrierën e tij, duke qenë skuadra e parë në Europë, por njëkohësisht e konsideruar edhe si një eksperiencë e dështuar, për minutazhin e reduktuar në dispozicion të brazilianit, dhe rendimentin jo në përputhje me pritshmëritë gjatë sezoneve 2012-2013.

Rezultate imazhesh për coutinho inter

“Nisa të kuptoj faktin që po bëhesha futbollist profesionist, pikëirsht ditën kur firmosa kontratën time të parë me një klub europian, Inter, por isha shumë i ri, vetëm 16 vjeç. E shihja se si gjërat po bëheshin gjithmonë e më serioze, por ishte e vështirë për një djalosh që vinte nga një tjetër kulturë dhe që kishte lënë gjithçka.

Zgjati dy vite, erdha me prindërit e mi dhe të fejuarën, që tashmë është bërë bashkëshortja ime. Milano më dukej gjigante, klubi kishte shumë kampionë. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer, por e vështirë. Sikur të kisha vajtur i vetëm, atëherë do të kisha vdekur. Kisha nevojë për mbështetjen e të fejuarës time dhe të kisha pranë familjen”, rrëfeu Coutinho, për eksperiencën e tij zikaltër.

Related posts

Kastrioti, faza përgatitore në Serbi, afrohen 2 të huaj

Sadik.Autor

“MAGJI” PREJ LEGJENDARI/ Rrahmani i lë të gjithë pa fjalë me “perlën“ e tij (VIDEO)

Delo.autor

FESTOI ELEMINIMIN NGA CHAMPIONSI/ PSG shpërthen: Është sjellje e papranueshme dhe mungesë…

Delo.autor

Leave a Comment