Drejtuesit e Interit prej ditësh janë hedhur në sulm për arritjen e akordit me një mesfushor. Edhe pse zikaltërit kanë patur disa alternativa, së fundmi janë fokusuar te lojtari i Cagliarit, Nicolò Barella. 21-vjeçari italian është parë si një mundësi e artë për të përforcuar mesfushën, por marrëveshja mes palëve nuk po shkon ashtu siç duhet.
Interi ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare për italianin, por drejtuesit e Cagliarit janë treguar të zgjuar duke bllokuar zikaltërit ende pa nisur puna. Këta të fundit kanë bërë një kërkesë të veçantë. Kanë kërkuar që oferta për “xhevahirin” e ekipit të nisë nga 40 milionë euro, në të kundërt të mos bëhet asnjë lëvizje.
Kjo gjë ka stepur disi zikaltërit të cilët nuk i kanë mundësitë për të bërë një shpenzim të tillë në këtë kohë krize në të cilën ata ndodhen. Nuk dihet ende nëse Interi do ngulojmë për të nisur bisedimet, por situtata pritet të jetë e vështirë, duke ditur që drejtuesit e Cagliarit kanë dhënë ultimatum që pa nisur ende negociatat.
