Futboll Sport

Kante drejt lamtumirës nga Chelsea, klubi italian sfidon PSG-në

Kampioni i Botës me Francën, N’Golo Kante, mund të sakrifikohet nga Chelsea, që mund të financojë merkaton nga disa shitje të rëndësishme.

Kante ka fituar dy herë Premier League në tre vitet e fundit, një Kupë të Anglisë dhe Botërorin. Londinezët e vlerësojnë 110 milionë euro.

Paris Saint-Germain po mendohet dhe mund të vendosë të sakrifikojë Rabiot, por për Kante interesohet edhe Juventus, që mund të ndryshojë skemë në rast të një largimi të Pjanic.

Bardhezinjtë, në fakt, do të ishin të gatshëm të bënin një investim të rëndësishëm për një mesfushor shkatërrues dhe që lëviz në të gjithë fushën.

Related posts

PUBLIKOHET VIDEO: Ja çfarë po bënte CR7, ditën që modelja e akuzon se e ka PËRDHUNUAR (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PSG-ja gati ta largojë Kurzawan, alarmohet Barcelona

Q.Autor

Spalletti: Nuk u treguam të zgjuar. Milan-i? Nuk kemi frikë

Delo.autor

Leave a Comment