Futboll Sport

Leonardo udhëheq Milanin e ri: Elliott do të investojë 150 milionë euro

Nga fjalët në fakte. Pasi siguroi të drejtën për të luajtur në Europa League sezonin tjetër, Milani i ri i presidentit Elliott ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të përballet me rivalët si në arenën ndërkombëtare ashtu dhe në Serinë A. Duket se çelësat e ndërtimit të Milanit do t’i ketë një personazh i njohur i klubit kuqezi, braziliani Leonardo, që beson se do të krijojë një ekip fitues për trajneri Gennaro Gattuso.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, që i referohet drejtuesit të ri të klubit milanist, investimi që do të kryejë presidenti Elliott do të kapë shumën nga 100 deri në 150 milionë euro, për të sjellë në skuadër element cilësorë. “Plani për ringritjen e Milanit të ri kap ato shifra, një shumë e miratuar për merkaton e kësaj vere. Po studiohet në detaje çdo blerje, në bashkëpunim edhe me trajnerin, ndërkohë që do të ketë edhe largime”, thotë Leonardo.

Ndërkohë, Milani është nisur për në turneun amerikan pa kapitenin Riccardo Montolivo, që me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës, duke qenë se ka ende edhe një vit kontratë dhe ajop nuk do t’i rinovohet. Duket se Montolivo dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci do të jetë dy lojtarët e sakrifikuar, që mund të largohen, për të bërë të mundur qëndrimin e portierit Donnarumma dhe të lojtarëve të tjerë të rinj dhe të perspektivës.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Super gol ndaj rivalëve, mesfushori i Shpresave nuk ndalet në Angli (VIDEO)

Delo.autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS SË VERËS/ Diego Costa drejt transferimit në Serie A tek…

Delo.autor

HISTORIA FRYMËZUESE E TALENTIT SKOCEZ/ Nga më i miri në balet, tek mesfushori më premtues në “EURO 2020”

Delo.autor

Leave a Comment