Futboll Seria A Sport

Ramires tek Lazio është një intrigë; Interi mund të bllokojë gjithçka

Çështja “Ramires” ka gjasa të bëhet një komplot dhe të hapë një betejë të re për tregun e transferimeve midis Lazios dhe Interit. Sipas “Il Corriere dello Sport”, në fakt, zikaltrit mund të vendosin për transferimin e brazilianit te bardhekaltrit.

Interi, në anën tjetër, nuk i ka harruar polemikat e ndezura nga Lazio për rastin “De Vrij” dhe sidomos do të ketë parasysh faktin se Ramires, në pronësi të Jiangsu Suning, në janar kishte refuzuar prerë angazhimin për të lëvizur në Milano.

Tani, në vend të kësaj, Ramires, i cili aktualisht është në Brazil, është gati të heqë dorë nga shumë para, për t’u rikthyer në Europë me fanellën e Lazios. Klubi bardhekaltër, nga ana e vet, do të jetë duke menduar seriozisht, por vetëm nën kushte të caktuara

E para është shitja e Savic Milinkoviç, i cili do të siguronte buxhet të nevojshëm për të siguruar një kontratë 3-vjeçare, me 4 milionë euro neto në sezon, për Ramires, por sidomos braziliani duhet të vijë me parametër zero. Kjo e fundit nuk është aspak e qartë, në të vërtetë, ku Interi mund të ketë kushtëzimet e veta.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Messi nuk lejohet të votojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës

F.autor

E BUJSHME/ Klubi amerikan e bën traditë, u hedh tifozëve dollarë nga helikopteri (VIDEO)

Delo.autor

PAS KRITIKAVE TË ASHPRA PËR SIMULIMET/ Neymar: Kur humb Brazili, pesha bie mbi…

Delo.autor

Leave a Comment