Futboll Sport

ANGLI-GJERMANI/ Porteri Neuer: Duam të tregojmë se jemi këtu për të shkuar larg

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, beson se skuadra e tij i ka të gjitha shanset për të fituar dhe kualifikuar ndaj Anglisë në përballjen e sotme në Londër për fazën e 1/8-ve. Në konferencën për shtyp për faqen e UEFA-s, kapiteni i “Pancerave” tha se vlerësimi për kundërshtarin e sotëm është maksimal.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të fortë si Anglia. Ata luajnë në shtëpi dhe kjo do të jetë një motivim më shumë për ne për të bërë më të mirën. Duam të tregojmë se jemi këtu për të shkuar larg. Europiani është i paparashikueshëm pasi nuk ka skuadra të vogla, mjafton të shohim ndeshjet që janë luajtur deri tani”, tha Nojer që më pas bëri dhe një premtim për tifozët gjermanë.

“Do të japim gjithçka për të bërë të lumtur tifozët të cilët kanë vuajtur në ndeshjen ndaj Hungarisë. Gjermania do të përballet denjësisht, në ‘Wembley’ luajmë për gjithçka”, tha kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer.

Related posts

KUJTON PËRMBYSJEN HISTORIKE KUNDËR BARCELONËS/ Shaqiri: Kurrë s’kam menduar se do t’i mposhtim 4:0

Delo.autor

Willian dëshpëron Unitedin e Barcelonën

Sadik.Autor

Barcelona thellon rezultatin ndaj Deportivos, shkëlqen Suarez (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment