Futboll Seria A Sport

BRAZILIANI PREMTUES/ Bordeaux konfirmon transferimin e Malcom tek Roma

Bordeaux ka arritur marrëveshjen me Roma-n për sulmuesi anësor Malcom, këtë e ka konfirmuar vetë klubi francez pasditen e së hënës.

Ekipi i Ligue 1 ka shkruar në Twitter: “FC Girondins de Bordeaux informon se është arritur marrëveshja me Roma-n, tani pritet firma e lojtarit pas vizitave mjekësore, përpara se të zyrtarizohet transferimi.”

https://twitter.com/girondins/status/1021425520678965249

21-vjeçari brazilian është përfolur për një kalim tek Arsenal dhe Inter gjatë javëve të fundit por mesa duket Roma është treguar më e gatshme për firmën e tij.

Marrëveshja është kthyer në realitet vetëm pasi Roma fitoi 73 mln euro nga shitja e Alisson. Malcom thuhet t’i ketë kushtuar rreth 50 mln euro klubit.

Related posts

RUSI 2018/ Nigeria dhe momenti që zhgënjeu 3 milionë njerëz

Sadik.Autor

NJË JAVË PARA “GIJOTINËS”/ Milan mund të shmangë dënimet e…

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Eleminoi Kukësin mes polemikave, Torpedos ia ndërpret ndeshjen… QENI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment