Futboll Sport

DJEGIA E “NOTRE-DAME”/ Miliarderi i klubit francez ofron një shifër të pabesueshme për rindërtimin (FOTO)

Miliarderi francez François-Henri Pinault, pronari i klubit të futbollit Rennes, ka premtuar se do të paguajë 100 milionë euro për të ndihmuar për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame, pasi ndërtesa historike u shkrumbua nga zjarri të hënën.

Pinault, i cili zotëron edhe markat Guçi e Saint Laurent, deklaroi për AFP: “Babai im, François Pinault, dhe unë, kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro, për të marrë pjesë në përpjekjet që do të nevojiten për rindërtimin total të Notre Dame”.

Zjarri masiv i së hënës shkatërroi pjesën më të madhe të katedrales, por të paktën kullat me kambanat ikonike nuk u prekën, disa relikte të famshme janë shpëtuar dhe tashmë zjarri është shuar.

François-Henri Pinault nuk është miliarderi i vetëm që ka deklaruar se do të japë kontribut, sepse edhe grupi LVMH Group i drejtuar nga Bernard Arnault, që zotëron Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy, do të dhurojë 200 milionë euro.

Related posts

AKSIDENT I RËNDË NË FORMULA 1/ Piloti përplaset me 260 km/h dhe dërgohet në spital

F.autor

“NJË DJALË MË KËRCËNOI DHE MË KËRKOI ÇFARË KISHA NË XHEP”/ Bonucci rrëfen: U tregova i guximshëm, pasi…

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Salah dhe VAR shpëtojnë Liverpool nga humbja dhe ngjitet në krye

Delo.autor

Leave a Comment