Futbolli si në çdo fushtë të jetës është me ulje ngritje dhe ka në vetvete episode ku bëhen diferencat. Mar shkas nga ngjarjet e fundit në lidhje me çështjen “Ozil”, ku futbollisti i Arsenalit pas shumë përplasjesh mediatike mbi performancën në Botëror i dha fund kombëtares gjermane.
Mesfushori me origjinë turke prej 1 dekade mbajti veshur fanellën e “pancrave” duke kontribuar me asist dhe gola vendimtar. Protagonist apsolut 4 vite më parë në Brazil ku edhe u kurorzua si Kampion Bote sot “flaket” nga të gjithë ku edhe lojtarët me të cilët ka luajtur nuk e kanë përkrahur për gjithçka ka kontribuar.
Ky nuk është rasti i parë dhe me gjasa as i fundit. Më parë futbollistët të klasit botëror si Zinedin Zidane së fundmi edhe Benzema kur nuk ishin në formën më të mirë u quanin tradhtar dhe lojtar arab.
Po ashtu edhe sulmuesi aktual i Belgjikës, Romelu Lukaku i cili hyri në historinë e këtij vendi duke shënuar 13 gola në 11 takime, më parë është akuzuar si një futbollist i dështuar kongolez, ndërsa sot Belgët e pagëzojnë si “njeriu gol” pasi është vrasës para portës.
Përgatiti:AlpeNews.al

