Futboll Sport

Tirana njofton tjetër prezantim, ganezi Atingah nënshkruan për 3 sezone

Pas prezantimit surprizë të mesfushorit shkodran Edon Hasani, të bërë publik gjatë mesditës së sotme, drejtuesit e Tiranës nuk janë ndalur. Përkundrazi, në orët e mbrëmjes kanë njoftuar një tjetër prezantim. Busulla e përforcimeve bardheblu është rikthyer në Afrikë, prej nga vjen edhe qendërmbrojtësi ganez, Vincent Atingah, i cili ka nënshkruar këtë të hënë një kontratë tre-vjeçare me 24-herë kampionët e Shqipërsëi.

“Është prezantuar sot në ambjentet e klubit, qendërmbrojtësi Vincent Atingah për Tiranën Superiore. Futbollisti nga Ghana kanë qënë i pranishëm në zyrat e klubit për të njohur më nga afër historikun dhe rëndësinë e fanellës pas nënshkrimit të kontratës 3-vjeçare me bardheblutë”, citon njoftimi i publikuar nga zyrtarët e klubit të Tiranës në rrjetet sociale.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

PASKA PAS TË DREJTË/ I kuqi ndaj Higuain, zbulohet FJALIA që arbitri nuk toleroi

Isa.Autor

TRIUMF MADHËSHTOR/ Bayern mposht Gladbach me goleadë dhe feston titullin kampion të Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment