Futboll Sport

E nis Anglia/ Ja datat kur mbyllen merkatot në kampionatet elitare të Europës

Merkatoja e verës në Europë ka marrë një kthesë të papritur në shtator 2017, pasi klubet e Premier Ligës votuan që ajo të mbyllej përpara se të niste sezoni i ri dhe jo në ditën e fundit të gushtit, ashtu siç ndodh në shumicën e kampionateve kryesore të Europës.

Gongu i mbylljes së merkatos në Angli do të bjerë në orën 18:00 të enjten e 9 gushtit, 24 orë përpara ndeshjes së parë të sezonit Mançester Junajtid-Leiçester.

Edhe Seria A do të mbyllet më herët këtë vit, në orën 20:00, të premten e 17 gushtit. Bundesliga do të vazhdojë të mbyllet në orën 18:00 të 31 gushtit. Ndërsa La Liga dhe Liga e Parë Franceze do vijojnë ta mbyllin në ditën e fundit të gushtit, por në orën 23:59.

 

Related posts

GJASHTË VITE PA PRERË FLOKËT/ Liverpool e detyron tifozin shqiptar të mbajë premtimin

Delo.autor

Giroud: Pogbas i duhet qetësia për të shfaqur talentin e tij

Sadik.Autor

FOLA-PRISHTINA/ Zbuloni formacionet zyrtare të sfidës së Europa League (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment