Futboll Seria A Sport

PLAS TEK NAPOLI/ Agjenti i HYSAJT sulmon klubin bardhekaltër dhe përgatiti…

Nuk kanë qenë thashetheme. Elseid Hysaj mund të ishte lojtar i Çelsit ditën e sotme, por vetëm pakti që bëri presidenti De Laurentis me ekipin londinez për të mos bërë “pazar” në shtëpinë e tij, e ndaluan një transferim të tillë. Dhe është menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili zbulon se Sarri e donte realisht ta merrte me vete në Londër.

Pengu– Dhe kështu e nis prononcimin Mario Xhufredi, me pengun që lojtari shqiptar nuk u transferua dot te Çelsi këtë sezon. Duhet ta themi që Elseidi mund të kishte ndjekur Sarrin te Çelsi. Ai e ka pëlqyer gjithmonë lojtarin dhe kanë pasur raport special me njëri-tjetrin. Çelsi ishte një hipotezë konkrete për të”, ka thënë fillimisht agjenti i lojtarit shkodran.

ZEMËRIM– Por Xhufredi shkon më tej, kur analizon vendosjen e klauzolës nga ana e Napolit për shitjen e Hysajt. Ai thotë se klauzolat janë bërë në mënyrë që të paguhen nga skuadrat e tjera dhe jo që të ndalojnë transferimin e lojtarëve. Madje, ai akuzon se ajo që bëri De Laurentis është e papranueshme, pasi nuk u mor aspak për bazë dëshira e lojtarit. “Klauzolat e lojtarëve janë bërë që të zbatohen dhe të krijohen kushtet për t’i vënë në jetë ato. Por Napoli dhe Çelsi këtë herë arritën një marrëveshje pa e pyetur fare lojtarin (Hysajn). De Laurentis e kuptoi që Sarri do të merrte 3-4 lojtarë dhe mes tyre ishte Elseidi. Ai vendosi që ta ndalonte këtë gjë, por nuk më pëlqeu aspak. Nuk e prita mirë paktin që bënë. Duhet të ishim vënë në dijeni”, sqaroi agjenti për “Radio Goal”.

E ARDHMJA- Pas polemikës, vendos ta shikojë pozitivisht situatën. “Me Ançelotin do të përmirësohet akoma më shumë sepse do të shohë nga sulmi. Me Sarrin bënte mirë detyrat mbrojtëse, por tani do të luajë më i avancuar. Rinovimi? Nuk e di, do të flasim me drejtuesit për të kuptuar qëllimet që kanë me Hysajn. Do të shkoj shumë shpejt në qendrën stërvitore për të kuptuar dëshirën e palëve”, përfundoi agjenti i lojtarit

Related posts

VIDEO/ Shkon në ndeshjen e Interit me fanellën e Juventusit, tifozi bardhezi detyrohet të… zhvishet

F.autor

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Delo.autor

(VIDEO) City rikthen baraspeshën ndaj Liverpool, Sane ndëshkon vëndasit

Q.Autor

Leave a Comment