Futboll La Liga Sport

KA CILËSI/ Chelsea refuzon 61 milionë euro nga Barcelona për Willian

Sipas Sky Sports, Chelsea ka refuzuar ofertën e tretë të Barcelona-s për Willian. Katalanasit kanë vënë në tavolinë 61 milionë euro këtë herë, shumë që është konsideruar përsëri e ulët nga londinezët.

Willian, që është i tunduar nga një lëvizje në “Camp Nou”, është akoma me pushime, por ndoshta do të duhet të ndërhyjë nëse ka dëshirë të transferohet. Ai është objektivi kryesor i kampionëve të Spanjës, që po acarohen për shkak se nuk po bëhet asnjë përparim.

Gjithashtu, trajneri i ri i “Bluve”, Sarri, i ka kërkuar klubit që të ndalë eksodin e talenteve, duke parë se Hazard dhe Courtois ka shumë mundësi të transferohen te Real Madrid.

Shtypi anglez bën të ditur se Chelsea është dakord ta shesë lojtarin, por jo për një shumë më të ulët se 80 milionë euro. Ky është një problem, sepse Barça nuk ka ndërmend të ofrojë aq shumë.

Related posts

SKANON IBRAHIMOVIC, CR7 DHE LUKAKU/ De Vrij: Të tre janë me karakteristika të ndryshme dhe…

Delo.autor

ZGJODHI GREQINË PARA SHQIPËRISË/ Trajneri zbulon emrin e “Tradhtarit”

Isa.Autor

PENALLTI MINUTË PAS MINUTE/ Rakitic shënon dhe kalon Kroacinë në gjysëmfinale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment