Futboll Sport

Suad Lici flet si administrator: Synimi im është të krijoj Vllazninë e madhe (VIDEO)

Suad Lici ka bërë sot daljen e parë për mediat si administratori i ri i Vllaznisë. I gjendur nën “breshërinë” e pyetjeve të justifikueshme të gazetarëve, referuar situatës ku ndodhet skuadra kuqeblu, e rënë tashmë në Kategorinë e Parë, ish-mbrojtësi i njohur shkodran është munduar të tregohet realist, duke folur për vendimmarrje në grup, me bordin drejtues, që nga caktimi i trajnerit e deri tek emërimi i fundit në hallkat e klubit.

Prononcimin e plotë të tij mund të ndiqni në videon shoqëruese të shkrimit, por ndër të tjera, Lici ka nënvizuar: “Do të mbajmë shumë prej lojtarëve që janë pjesë e Vllaznisë dhe që e mbyllën sezonin e kaluar këtu. Ata kanë kontratë me Vllazninë. Objektivat e mia si administrator? Do të punoj ngushtë me të gjithë ata që më kanë afruar në këtë pozicion.

Unë jam mësuar të punoj me objektiva dhe nuk punoj kuturu. Synimi im është të krijoj Vllazninë e madhe. Me klubin kam nënshkruar një kontratë 3-vjeçare si administrator. Ku do t’i luajë ndeshjet Vllaznia? Për sa i përket stadiumit, do të flasim dhe diskutojmë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Uroj të gjejmë gjuhën e përbashkët, për të arritur një zgjidhje që gjitha ndeshjet t’i luajmë në shtëpinë tonë“.

Konferencë për shtyp e Administratorit të Vllaznisë Suad Lici

Gepostet von Gazeta Shkodra Sport Online am Dienstag, 24. Juli 2018

Related posts

A DO TË LUAJË KULUSEVSKI NË JANAR ME JUVENTUS? Ja përgjigja që jep Sarri për blerjen e re

Delo.autor

E BUJSHME/ Lazio dorëzohet për Strakoshën, për ta zëvendësuar kërkon portierin më të shtrenjtë në botë

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Pritet të zhvillohet në “Air Albania”, ja cili do të vendosë drejtësi sot në derbin e kryeqytetit…

Delo.autor

Leave a Comment