Futboll Seria A Sport

El Shaarawy lë Romën/ Mesfushori italian mund të transferohet tek…

Pas dy sezonesh me Roma, Stephan El Shaarawy do të largohet nga kryeqyteti. 25-vjeçari, i mbyllur në krahun e majtë të sulmit nga prania e Perotti dhe i sapo-ardhuri Justin Kluivert, kërkon më shumë hapësirë dhe po merr në konsideratë hipotezën e transferimit te një ekipi, ku mund të jetë titullar dhe protagonist.

Fiorentina dhe Torino janë gati t’i ofrojnë një mundësi El Shaarawy, me Torinon që është shumë pranë tij.

Në veçanti, trajneri i Torinos, Walter Mazzarri, po ndjek prej kohësh “Faranonin” për t’i bashkuar Belotti. Sapo Roma të marrë një tjetër sulmues anësor, pasi dështoi blerja e Malcom, verdhekuqtë do t’i japin leje ish-milanisti të largohet.

Gjithsesi, Monchi nuk pranon huazimin e El Shaarawy, por vetëm shitjen e tij për 15 milionë euro.

Related posts

Milan duhet të shqetësohet, Reali kërkon dy xhevahirë të kuqezinjve

Sadik.Autor

Tjetër largim nga Barcelona, pranë nënshkrimit me klubin nga Serie A

Q.Autor

Dita: Mendoj se e kam merituar formacionin, ja për kë ishte dedikimi i golit

Q.Autor

Leave a Comment