Futboll Seria A Sport

Kombëtarja e tij e la jashtë/ Spalletti bën çmos ta marrë tek Interi mesfushorin

Sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori belg është ende ëndrra e madhe e Interit dhe sidomos e Luciano Spallettit. Ky i fundit do të tentojë ta bindë ish-lojtarin e vet që të largohet nga Roma dhe t’iu bashkohet zikaltërve. Nainggolan, në anën tjetër, me trajnerin Spalletti ndoshta ka jetuar sezonin e tij më të mirë dhe tyek Interi do të bëhej shtyllë e formacionit 4-2-3-1, si një sulmues i maskuar, pas atij të parë.

Roma, megjithatë, sidomos pas blerjes së kushtueshme të Cristante, pothuajse me siguri nuk do të pranojë të privohet nga Nainggolan dhe Strootman, pavarësisht pagës së tyre të lartë. Ndjenja është se para një oferte prej rreth 30 milionë euro, verdhekuqtë janë në dispozicion për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar për Nainggolan. Megjithatë, Interi nuk do të jetë në gjendje të zyrtarizojë asgjë para korrikut për shkak të “fair play financiar”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Nainggolan është një objektiv i shumëlakmuar edhe nga kinezët e Guanghzou Evergrande, që drejtohet nga Fabio Cannavaro, i cili e kishte tentuar belgun edhe janarin e kaluar. Propozimi në këtë rast do të jetë veçanërisht tërheqës nga pikëpamja ekonomike, sidomos për Nainggolan, i cili do të fitojë rreth 12 milionë euro në sezon, ndërsa Roma, për shkak të taksave luksoze, futur kohët e fundit në Kinë, duhet të jetë e kënaqur me një huazim 2-vjeçare, me shpengim të detyrueshëm prej 30 milionë euro, në të cilat mund të shtohen të ardhurat e një turneu të ardhshëm në Kinë.

Kjo është arsyeja pse, deri më sot, Interi mund të vazhdojë të shpresojë ta kontrollojë atë dhe më në fund t’i japë Spallettit lojtarin e pritur për më shumë se një vit. Për të kuptuar se si do të përfundojë, me pak fjalë, duhet vetëm të prisni disa javë.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ INTERI dhe ARSENALI në garë për “Materazzin e ri”

Isa.Autor

“QATAR 2020″/ Renditja e FIFA-s përpara nisjes së eliminatoreve, ja pozicioni i kombetares “kuqezi”… (FOTO)

Delo.autor

“TREGU ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Villas Boas: Maldini u tregua i pasjellshëm por kuptohet…

Delo.autor

Leave a Comment