Champions League Futboll Sport

Sfida Champions/ Kukësi luan për 1.4 milionë euro ndaj azerëve të Karabak

Kupat e Europës janë shansi i madh i klubeve shqiptare për të arkëtuar shuma të konsiderueshme, që jo vetëm rrisin buxhetin, por në njëfarë mënyre bëjnë rentabël bilancin e një sezoni. UEFA ka shtuar bonuset që jep pas çdo kualifikimi dhe deri më tani, Kukësi, që merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ka siguruar jo pak, por 940 mijë euro të ardhura.

Edhe nëse verilindorët dështojnë në vijim në Champions, por gjithashtu edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, e kanë të sigurt bonusin prej 940 mijë eurosh. Por, tashmë në turin e dytë ndaj Karabak, skuadra e Armand Cungut luan për të kapur një tjetër bonus, që shkon 1 milion e 440 mijë euro nëse arrin kualifikimin dhe merr pjesë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. UEFA jep për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve 280 mijë euro, ndërsa kësaj shume i shtohen edhe 380 mijë euro për turin e dytë. Nëse kualifikohet, atëherë shtohen edhe 480 mijë euro për turin e tretë. Më pas, në rast eliminimi në këtë raund, atëherë Kukësi shkon direkt në fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Në rastin më të keq, edhe nëse dështon këtu, UEFA jep për klubet e eliminuara një shumë prej 300 mijë eurosh. Pra, në total kualifikimi ndaj Karabak do të vlente 1 milion e 440 mijë euro, një shifër e paparë ndonjëherë për një klub si Kukësi. Viti 2017 është i artë për verilindorët, edhe për faktin se kanë arritur të shesin lojtarë si Sindrit Guri dhe Elis Bakaj.

Related posts

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter, ja arsyeja

Delo.autor

JUVENTUS-UDINESE/ Ronaldo përfiton nga një pasim i gabuar dhe ndëshkon për “Zonjën e Vjetër” *VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari i Manchester Cityt drejt La Ligës, gati të bëjë edhe sakrificë financiare

Delo.autor

Leave a Comment