Sport

PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti HORROR në Tour de France (FOTO+VIDEO)

Çfarë nuk po ndodh në Tour de France! Incidenti më i fundit, ditën e djeshme në etapën e 16-të kur belgu Philippe Gilbert u prplas me një mur mbrojtës dhe ra në rrëpirë ndërsa po shkëputej nga grupi. 36-vjeçari ishte me shpejtësi të madhe në një dishezë kur humbi kontrollin e biçikletës në Ported d’Aspet në Pirenej.

Ai arriti të dilte “mbi sipërfaqe” vetëm pask minuta pasi u rrëzua dhe stafi mjeksor e kontrolloi për ndonjë dëmtim të rëndë, por pavarësisht disa gërvishtjeve ai vazhdoi garën.

Në llogarinë zyrtare të Tour de France në Tëitter shkruhej: “Të gjithë u frikësuam shumë, por Philippe Gilbert është në rregull dhe u rikthye mbi biçikletë”. Ndërsa skuadra e tij Team Sky, shkroi: “Jemi të lehtësuar që Philippe Gilbert i ringrit në këmbë pas një aksidenti vërtet të shëmtuar. Të lumtur që rifilloi garën”.

Pas aksidentit horror, Gilbert mbeti pas grupit kryesor dhe gjithsesi pati nevojë për mjekim në plagët e marra. Ai pësoi një të çarë të madhe në bërryl si dhe një tjetër në këmbë. Fatmirësisht pas aksidentit mori një lajm të mirë pasi u shpall Çiklisti më Luftarak i etapës, dhe pavarësisht plagëve e mbylli ditën duke buzëqeshur.

https://youtu.be/VDEIN2RYNzQ

Related posts

KËRKON ME ÇDO KUSHT FITOREN/ Formacionet zyrtare të Real përballë Valencias (FOTO)

Isa.Autor

SHUMË TALENTE NË FUTBOLL/ Ja formacioni me 11 adoleshentët premtues në qarkullim

Delo.autor

Fillon numërimi mbrapsht, ja kur MBYLLET MERKATO në ligat kryesore të Europës

Isa.Autor

Leave a Comment