Futboll Seria A Sport

NË UDHËKRYQ/ Etrit BERISHA në pritje për të mësuar të ardhmen

Etrit Berisha bëri një sezon për t’u përgëzuar tek Atalanta në Serie A, por me sa duket marrëdhëniet me presidentin e skuadrës bergamaske kanë ndryshuar gjithçka dhe shtatlarti i Shqipërisë ka përfunduar në tregun e merkatos së verës.

Ish-portieri i Lazio-s, tashmë është në ‘orbitën’ e gjigantëve francez LOSC Lille. Skuadra që militon në Ligue 1 ka në vëmendje që të afrojë një portier me përfitojë për të siguruar katërkëndëshin për sezonin e ri futbollistik, ku alternativa kryesore është shqiptari 29-vjeçar.

Megjithatë, të rejat e fundit që vijnë nga Franca e largojnë Berishën nga Lille. Skuadra franceze duket se ka rihapur negociatat me Cedric Carrasso. Gjithçka ka ndoshur sepse negociatat me Atalanta-n janë të vështira për Berishën, pasi klubi zikaltër kërkon 7 milion euro, ndërsa Lille nuk ofron më tepër se 5 milion.

Për këtë arsye LOSC Lille është duke parë për të bërë një marrëveshje me Cedric Carraso, portierin e Bordeaux që bëri një sezon të dështuar në Turqi te Galtasaray. ‘Gardiani’ 36-vjeçar ka avantazhin më të mirë sepse e njeh Ligue 1 për shkak se aktivizohet prej 8 vitesh te Bordeaux. Që do të thotë se drejtuesit e Lille-s i kënaq ky fakt dhe i japin përparësi këtij rasti dhe Berishës. Megjithatë, mediat franceze gjatë orëve të fundit shkruajnë se do të ketë zhvillime të reja në orët në vijim për këtë çështje dhe në veçanti për Berishën.

Related posts

​ZHGËNJIMI JASHTË FUSHËS/ Alba: Është e çuditshme që klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

Isa.Autor

E BUJSHME/ Muller drejt largimit nga Bayern Munich, Kahn dhe Salihamidzic heshtin

Delo.autor

Përballja ndaj Bolonjës, Gattuso kërcënoi lojtarët e Milanit: Do t’ju shkatërroj të gjithëve!

Q.Autor

Leave a Comment