Futboll Sport

PANIK TEK LEVERKUSEN/ Bellarabi humbet ndjenjat dhe transferohet me urgjencë në spital…

Frikë te Bayer Leverkusen për jetën e sulmuesit anësor Karim Bellarabi. Futbollisti i cili numëron edhe disa paraqitje me përfaqësuesen gjermane dhe deri para pak vitesh cilësohej si një talent i madh në shtetin teuton në miqësoren e të martës ndaj modestëve të Wuppertaler, është rrëzuar pa ndjenja në pankinën e Levekursenit.

Bellarabi ka pësuar një kolaps për shkak të lodhjes dhe temperaturave të larta duke trembur jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Aspirinave. Fatmirësisht stafi mjekësor i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe më pas ai u dërgua në spital për të marrë mjekim më të specializuar.

Pas ndeshjes, drejtori i Bayer Leverkusen, Rudi Völler, deklaroi se Bellarabi është në një gjendje të qëndrueshme: “Ai është i ndërgjegjshëm, shpresojmë që të mos ketë asgjë shqetësuese”. Shkak për këtë incident që krijoi jo pak panik tek futbollistët dhe stafet teknike të dy skuadrave ishin temperaturat e larta që i shkaktuan lojtarit marrje mendsh.

Related posts

CAS-i shpresa e madhe e Skënderbeut, pas dënimit 10 vjeçar që mori nga UEFA

Sadik.Autor

PRITET PREZANTIMI NË “CAMP NOU”/ Xavi nis nga puna tek Barcelona, ja detyra e parë që ka marrë…

Delo.autor

HUMBI NË FINALEN CHAMPIONS/ Pochettino: U mbylla brenda shtëpisë për 10 ditë…

Delo.autor

Leave a Comment