Futboll Gossip Sport

Ilaria D’amico zbulon FRIKËN e BUFFON: Shpresoj që jeta të ma kursejë këtë

Ilaria D’Amico, gazetare, drejtuese televizive dhe partnerja e Gianluigi Buffon, ka dhenë një intervistë për “Tuttosport”, ku ka folur për vendimin e Buffon për t’u transferuar te PSG.

“Kur i është paraqitur mundësia për të vazhduar karrierën te PSG, nuk është menduar dy herë. Donte të qëndronte në nivele të larta, por nuk mund ta bënte me Juventus. Oferta e bërë nga Parisi ka qenë ajo më e kënaqshmja”, ka thënë D’Amico.

“Marrëdhënia e tij me Juventus-in mbetet fantastike: i adhuron ato ngjyra dhe tifozët e adhurojnë atë, por kjo është aventurë e re dhe unë i uroj më të mirën e mundshme. Është i lumtur dhe entuziast si një fëmijë”.

Më pas, Ilaria ka zbuluar edhe frikën më të madhe të ish-numrit 1 të bardhezinjve: “Juve-PSG në Champions? Ka thënë ‘shpresoj që jeta të ma kursejë këtë’ dhe e kuptoj, sepse Gigi është i dashuruar me Juventus-in, do të jetë gjithmonë”, ka përfunduar D’Amico.

Related posts

PO LUAN TITULLAR/ Nacho: Dua të përfundoj karrierën tek klub më i madh në botë

Isa.Autor

MPOSHT ARGJENTINËN NË FINALE/ Spanja shpallet kampione bote në Basketboll (FOTO)

Delo.autor

Manchester United vëzhgon mesfushorin e Nice, shihet si partneri ideal për Pogba

Q.Autor

Leave a Comment