Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin belg të Chelsea

Real Madrid është shumë pranë blerjes së portierit Thibaut Courtois pasi ka arritur marrëveshjen me lojtarin. Reali kërkon të zëvendësojë portierin e Kosta Rikës Keylor Navas dhe i kishte vënë syrin edhe Hugo Lloris të Tottenham.

Gjithsesi, Los Blancos ka vendosur Courtois si prioritet dhe tani ka finalizuar marrëveshjen me kampin e belgut.

Tani mbetet vetëm të arrihet akordi me Chelsea-n. Nëse Blutë nuk do të pranojnë të heqin dorë prej gardianit, atëherë Real do të nisë sulmin për Lloris.

Por një transferim i kapitenit të Francës është më i komplikuar se ai i Courtois. Real vazhdon të mendojë për të përforcuar ekipin pas largimit të pesë herë fituesit të Ballon d’Or, Cristiano Ronaldo.

Related posts

BARAZIMI NDAJ “DARDANËVE”/ Granit Xhaka: Ndeshja e 100-të e veçantë, Kosova…

F.autor

A MUND TË BËHET SI NEYMAR? Ja përgjigja e Casemiros për shokun e skuadrës

Delo.autor

MOTOGP/ Andrea Dovizioso, me Ducatin deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Leave a Comment