Futboll Premier League Sport

Parashikimi i Berbatov: Ja kush e fiton titullin në Premier League…

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, mendon se “djajtë” do të fitojnë titullin kampion në Premier League gjatë sezonit të fillon në muajin gush. Bullgari mendon se Manchester City, kampion i Anglisë në fuqi, do të renditet në vend të tretë.

“Katër vendet e para do të jetë si një sezonin e kaluar, – tha Berbatov, që ka luajtur në Angli edhe me Tottenham. – Vetëm do të ndryshojnë vendet ndërmjet ekipeve. Unë parashikoj se Manchester United do të fitojë titullin. Në vendin e dytë do të dalë Tottenham, më pas do të renditen Manchester City dhe Liverpool.”

Më pas, Berbatov shtoi: “Chelsea dhe Arsenal do të mbeten sërish jashtë Champions, sepse kanë marrë trajner të rinj. Pas dy sezonesh do të kthehen sërish në garë për titullin, por sivjet do të mbeten jashtë “Top 4”.”

Related posts

27 MILIONË EURO HUMBJE NGA MERKATOJA/ Milani po mundohet të ruajë…

F.autor

STATISTIKA BEFASUESE NË CHAMPIONS/ Suarez nuk shënon në trasfertë që prej vitit 2015, Barcelona u falet…

Delo.autor

SHKËMBIM YJESH/ Në Angli zbulojnë skenarët. Një “faraon” në këmbim të Mbappe

F.autor

Leave a Comment