Futboll La Liga Sport

Lopetegui, zgjedhja e fundit/ Ja trajnerët që kontaktoi Perez, pas ikjes së Zidane

Disa trajnerë mund ta konsiderojnë si ofenduese faktin se ato janë zgjedhje e dytë, apo e tretë dhe, nisur nga kjo, e refuzojnë ofertën e një klubi, pavarësisht shumës që i ofrohet. E megjithatë, janë disa oferta, që ndoshta nuk mund të refuzohen. Julen Lopetegui nuk e mendoi dy herë, kur u kontaktua nga Real Madridi, ndonëse ishte trajner i kombëtares spanjolle dhe Kampionati Botëror do të niste vetëm një ditë më pas.

Mesa duket nuk e ka shqetësuar aspak as fakti që nuk ishte zgjedhja e parë e Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit ka kontaktuar fillimisht me Pochecttino, pastaj Allegrin, Conte, Klopp dhe Nagelsmann. Trajneri i Tottenham Hotspur ishte zgjedhja e parë e Perez, por 46-vjeçari sapo kishte rinovuar kontratën e tij dhe e refuzoi ofertën, pasi ishte i kënaqur me atë që kishte nënshkruar.

Më pas ishte Allegri. Ai do të stërvisë Ronaldon, por tashmë në skuadrën juventine. “Më tepër se një refuzim i Real Madridit, ishte një “po” për Juventusin”, – ka thënë Allegri, kur u pyet për ofertën e mbërritur nga “Los Blancos”. Më i penduari që ka refuzuar ofertën duhet të jetë Antonio Conte.

Mediat angleze kanë shkruar herë pas herë se fituesit e Ligës së Kampionëve kanë pasur bisedime të vazhdueshme me italianin, por Conte i ka refuzuar, sepse priste një rinovim kontrate nga blutë e Londrës, por që nuk erdhi kurrë. Shkarkimi, sikurse dihet, po, u bë realitet. Arsyeja përse Nagelsmann e ka refuzuar ka qenë krejtësisht e ndryshme nga argumentet që kanë dhënë trajnerët e tjerë.

Për Nagelsmann, mosha e tij, 31 vjeç, dhe mungesa e eksperiencës, ishin në disfavor për të marrë drejtimin e një skuadre si Real Madirdi, në përbërje të së cilës janë yje të futbollit europian. “Nuk ka skuadër më të madhe se Real Madridi, por nuk është koha e duhur në karrierën time për të bërë këtë lëvizje”, – mësohet të ketë thënë 31-vjeçari.

Flitet se është kontaktuar edhe Jurgen Kloop, por nuk ka asgjë zyrtare. Më pas, i fundit ka qenë Julen Lopetegui, i cili ka rënë dakord që të lërë Spanjën pa një trajner në Kampionatin Botëror, për të marrë drejtimin e stolit të Real Madridit.

Related posts

FITUAN SUPERKUPËN E EUROPËS/ Bayern Munich kalon Realin. Ja sa fitore radhzi kanë arritur gjermanët

Delo.autor

Man United në kontakt me Chelsean për Willianin

Delo.autor

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment