Futboll Sport

ZYRTARE/ Rinovim i rëndësishëm te Milani

Christian Pulisic do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e Milanit deri më 30 qershor 2031. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin amerikan, i cili firmosi marrëveshjen e re të enjten, më 29 tetor, në ambientet e Casa Milan.

Që prej transferimit të tij te gjigantët italianë në vitin 2023, Pulisic është kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Në total, amerikani ka regjistruar 142 paraqitje me Milanin, duke realizuar 44 gola.

Me këtë rinovim, drejtuesit kuqezi konfirmojnë besimin te Pulisic dhe synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e tij në projektin e klubit për sezonet e ardhshme.

Related posts

VENDIM I PAPRITUR/ Dorëhiqet administratori i klubit të Kategorisë së Parë: Largohem sepse…

Delo.autor

PASOJAT E DËNIMIT NGA UEFA/ Skënderbeut i Shehit “skeptik”, ka ende vend për më mirë

Isa.Autor

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

Isa.Autor

Leave a Comment