Futboll Seria A Sport

DËSHIRON INTERIN/ Nënkampioni i botës refuzon Napolin dhe Bayern Munich

Sime Vrsaljko tek Interi, ndoshta, më në fund. Mbrojtësi kroat është me të vërtetë një hap larg kthimit në Itali, ku pas eksperiencave me Genoa dhe Sassuolo, ai pritet të veshë fanellën zikaltër.
Vendimtar për përshpejtimin e transferimit duket se do të juetë vetë Vrsaljko, që sipas “Gazzetta dello Sport”, në javët e fundit ka refuzuar ofertat e Napolit dhe Bayern Munich për Interin.

Kjo është arsyeja pse tani Atletico Madrid është gati të pranojë ofertën zikaltër, që siguron një huazim shumë të shtrenjtë, 7 milionë euro, me të drejtën e shpengimit total prej 25 milionë euro, përkundër 30 milionëve të kërkuar nga spanjollët.

Negociatat duket të jenë në një pikë kthese, aq sa drejtori sportiv i Atletico Madrid, Berta, është tashmë në Milano, ndërsa Vrsaljko mund të zbarkojë në Itali për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin në fillim të javës së ardhshme. Në vend të kësaj, duhet të ketë kohë më të gjatë për të bërë goditjen në mesfushë, ku Spalletti vazhdon të ëndërrojë Arturo Vidal.

 

Related posts

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat falë një autogoli

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulohet mesazhi që ish-partnerja e Ronaldos i shkroi Beniadës pas daljes nga “Big Brother VIP”

Delo.autor

Leave a Comment