Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Mesfushori Miralem PJANIC thotë fjalën e fundit…

Ditët e fundit është komentuar gjatë një largim i mundshëm i mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic. Sikurse raportojnë mediat italiane, për boshnjakun ka ardhur një ofertë konkrete nga ana e Machester Cityt prej 100 milionë eurosh.

Lidhur më këtë gjë ka reaguar vetë mesfushori për mikrofonin e “Sky” . Ky i fundit ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga “Zonja e Vjetër”, duke thënë: Jemi një grup i mirë dhe kemi raporte të mira me njëri-tjetrin. Shifrat që qarkullojnë për mua? Duhet të them që po bëj një punë të mirë, por lidhur me këtë gjë duhet të pyesni klubin.

Unë luaj futboll për tu përmirësuar çdo ditë dhe më shumë. Besoj se kam ende shumë punë për të bërë për tu cilësuar si ndër më të mirën në pozicionin tim. te Juventusi kështu ndodh gjithmonë, ne të gjithë luajmë për të fituar”, ka mbyllur pronocimin e tij Pjanic për “Sky”.

Related posts

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Inter dhe Juventus sfidohen për yllin e Premier League…

Delo.autor

Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Isa.Autor

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje, policia britanike nis hetimet

Sadik.Autor

Leave a Comment