Futboll Sport

U NDËRGJEGJËSUA/ Grindel PENDOHET për OZILIN: Më FALNI, nuk jam një…

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainhard Grindel, ka pranuar gabimet e trajtimit të çështjes së Mesut Ozilit pas polemikave që shkaktoi fotoja e tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Mesfushori i dha fund karrierës së tij 9- vjeçare me kombëtaren gjermane javën e shkuar, duke e akuzuar DFB-në se e kishte trajtuar atë me racizëm dhe pa respekt. Ylli i Arsenalit kritikoi federatën, presidentin Grindeli personalisht, tifozët dhe median për atë që ai e quajti racizëm në trajtimin e njerëzve me prejardhje turke. 29-vjeçari e mbrojti takimin e tij me Erdoganin, i cili është një figurë shumë e kritikuar në Berlin për shkak autoritarizmit të tij.

Grindel pranoi të enjten gabimet e tij. “Deklarata e dorëheqjes bërë nga Mesut Ozil erdhi për shkak të një debati mbi racizmin në përgjithësi dhe aftësisë së futbollit për të integruar në veçanti. “Si president i DFB-së, unë nuk dua t’i shpëtoj këtij debati. Në retrospektivë, unë si president duhet të kisha thënë pa mëdyshje atë që për mua dhe për federatën është e qartë: se çdo formë armiqësie racore është e patolerueshme.Ju kërkoj ndjesë, nuk jam një racist”. Edhe kryetari i Bundestagut gjerman, Volfgang Shojble, ka ndërhyrë ditën e djeshme, duke e akuzuar Grindelin për paaftësi, pasi një foto mund të ishte parandaluar që të mos shkaktonte kaq kaos.

Related posts

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

TRE ORË LEKSIONE PËR GABIMET NË START/ VAR-i, UEFA dhe gjyqtari polak korrigjon arbitrat shqiptarë

Delo.autor

RIKTHEHET OPTIMIZMI TEK MAN UNITED/ Juan Mata: Koha për të buzëqeshur sërish, me Solskjaer është…

Delo.autor

Leave a Comment