Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA PORTA NË SULM/ Tirana nis përgatitjet pa një ekip. Bardhebluve i largohen 11 lojtarë

Tirana festoi titullin e 25-të zyrtar dhe pati vetëm pak ditë kohë për të festuar e pushuar. Dje kryeqytetasit nisën zyrtarisht sezonin e Europës, teksa shumë prej lojtarëve të organikës nuk ishin dhe nuk do të jenë më në vazhdim. Nga kapiteni Erando Karabeci, i cili ka qenë në këtë skuadër për më shumë se një dekadë, Tirana ka një listë të gjatë largimesh që plotësojnë një ekip të plotë.

KAPITENI

Erando Karabeci është një nga largimet e mëdha të Tiranës. Mesfushori i bardhebluve, i cili ka mbajtur veshur fanellën bardheblu për 11 vite, pritet që të shpallë zyrtarisht divorcin me 25 herë kampionët e vendit. Mungesa e tij në ditën e parë stërvitore është treguesi madhor, teksa ai është një ndër të veçantët lojtarë i cili përgjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë i pari që dilte në fushë në çdo seancë stërvitore.

LARGIMET

Pas përfundimit të sezonit, pritet që Tirana të ketë një listë largimesh nga porta deri në sulm. Edvan Bakaj është një prej portierëve të ekipit që nuk do të vazhdojë qëndrimin në kryeqytet. Më tej, mbrojtësi Tefik Osmani pritet që gjithashtu të mos jetë më pjesë e organikës së futbollistëve bardheblu. Mario Beshiraj është një nga të rinjtë që pritet të mos kenë hapësira në skuadrën bardheblu.Tirana festas

Kjo të paktën nga ditët e para, pasi në vazhdim mund të ketë edhe zhvillime. Lansinet Sidibe dhe Ismael Dunga janë dy prej të huajve të cilët gjithashtu të zgjidhin të ardhmen për të mos vijuar më pjesë e kryeqytetasve. Sulmuesi, i ndikuar edhe nga dëmtimet, nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive për cilësitë që ka. Andi Lila dhe Mario Morina janë gjithashtu dy lojtarë shumë të njohur për historinë e këtij klubi, të cilët pritet të mos vijojnë më nën ngjyrat bardheblu. Ngo është thuajse i larguar.

ZYRTARIZIMET

Albi Doka dhe Edon Hasani janë dy prej lojtarëve që kanë zyrtarizuar tashmë largimet e tyre nga Tirana. Mbrojtësi i dalë nga akademia e kryeqytetasve po nis një aventurë të re në Kroaci. Nga ana tjetër, mesfushori njoftoi edhe në rrjetet sociale ndarjen.

Related posts

TË ETUR PËR TITULLIN/ Partizani “leksione” futbolli Teutës, rrëmben vendin e parë

Isa.Autor

FITON 40 MIJË EURO NË JAVË/ Klubi anglez kërkon të “heqë qafe” ish-yllin e City-t

Sadik.Autor

PRITEJ QË TË LUANTE NDAJ JUVENTUS/ Ylli Ibrahimovic nuk ia del për dy sfidat e rradhës, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment