Futboll Seria A

Allegri 200 fitore në Serinë A, në histori me titullin e katërt me Juven

Me suksesin e arritur ndaj Cagliarit, Massimiliano Allegri shënoi fitoren e 200-të të karrierës së tij në Serinë A, 100 prej të cilave pikërisht në stolin e Juventusit në vetëm tre vjet që e drejton këtë skuadër.

Me strategjinë personale të teknikut që bazohet te thjeshtësia, drejtimi pa ankth dhe gjeometria e ndryshueshme e skemave, Allegri është një histori suksesi. Nëse dikur kjo skuadër identifikohej si Juventusi i Del Pieros apo Viallit, Platinisë, Tevezit, Pogbas apo Pirlos (drejtoheshin nga Lippi, Trappatoni e Conte), tashmë busulla e skuadrës orientohet nga stoli i saj.

Kjo e sotmja pa dyshim është Juvja e Allegrit, me trajnerin nga Livorno që synon të barazojë sukseset e Carlo Carcanos me 4 tituj radhazi në kampionat, që do ta shndërronin 50-vjeçarin në një tjetër personalitet që ka shkruar historinë e suksesit te kjo skuadër.

Related posts

GJYKATA ARGJENTINASE NIS HETIMET/ Ja mesazhet sekrete të fëmijëve të Maradonës me mjekët psikiatër…

Delo.autor

STËRVITJE ME VIDEO-KOFERENCË/ Shikoni si Bayern Munich driblon “Koronavirusin”

Delo.autor

JUVENTUS-BAYER LEVERKUSEN/ Sarri me mungesa të shumta (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment