Futboll Shqipëri Sport

Skandal dhe dhunë në Fushë-Krujë, drejtori i Korabit: Sulme dhe presione arbitrave, i goditën me…

Korabi luajti ditën e sotme në transfertën e Fushë Krujës, ndeshjen javës së pestë në grupin A të Kategorisë së Parë, dhe sfida u mbyll në barazim 2-2. Në një reagim për mediat nga drejtori sportiv i dibranëve, Fehmi Mëziu, ky i fundit akuzon për dhunë e ofendime ndaj arbitrave në sfidën e “Redi Malokut”, dhe sipas tij, arbitri nuk e mbyllte ndeshjen pa u barazuar, pasi në të 88-tën, ishte Murrja që kaloi në avantazh 1-2 Korabën, ndërsa në minutat shtesë, Iliria barazoi 2-2 me Gjokekën. Më poshtë, reagimi i plotë.

“Falenderoj djemte e ekipit per karakterin e treguar dhe lojen qe zhvilluan sot ne Fushe-Kruje. Nje ndeshje e cila nisi mire dhe gjithcka shkoi normalisht deri ne fundin e pjeses se pare. Stafi i Ilirise dhe lojtaret nisen presionet mbi kryesorin e takimit, anesoret, delegate dhe vezhgues. Pjesa e dyte ishte komplet ndryshe dhe nuk ishte me loje futbolli por nje turp per futbollin Shqiptar. Sipas meje, minimalisht 2 lojtare te Ilirise duheshin larguar me karton te Kuq per ofendime ndaj zyrtareve te takimit dhe ndaj lojtareve dhe stafit tone. Largimi nga pankina i Sales ishte vendimi i duhur pasi gjate gjithe kohes ka leshuar ofendime ndaj te gjitheve. Ne kemi nje ekip te ri ne moshe, te cilet kerkojne te luajne futboll dhe kurre nuk behen rast per disipline brenda ne fushe pasi kjo eshte dhe politika e Klubit. Ne jemi kunder dhunes dhe problemeve por kjo nuk do te thote qe nuk do ti kerkojme te drejtat tona.

43300279_2170988092968576_291864983636017152_o

Presione te tilla ndikuan ne rezultatin e sotem pasi ekipi ishte nen presion te tifozerise dhe lojtareve te ekipit ilirise duke ofenduar dhe treguar dhune ku arriti deri ne nderprerjen e takimit pasi anesori u sulmua nga tifozeria vendase duke i gjujtur mbi 10 shishe uji ne trupin e tij. Takimi nuk duhet te kishte filluar pa u boshatisur stadiumi por filloi dhe aty doli situata nga kontrolli. Ofendimet ne kor drejt arbitrave, presionet e lojtareve ne fushe dhe nderhyrje te ashpra ndaj lojtareve tone e kthyen ne nje arene stadiumin “Redi Maloku”. Ne perfundim te takimit u detyruam ta mbyllim me 10 lojtare pas shenimit te golit te dyte pasi Murrja u demtua ne gju nga nderhyrja e portierit edhe pse e morri persiper dhe e shenoi golin. Ne minuten e 92’ kryesori jep shenje 10’ shtese pa kuptuar, nderprerja e lojes nga incidenti ndaj ansorit ishte 3’. Takimi nuk mbyllej pa barazuar Iliria dhe goli i Murrjes i prishi te gjitha planet. Gjithsesi nuk ju ve faj arbitrave pasi jane kerrcenuar gjate gjithe takimit me jete dhe jane ofenduar me familje nga lojtaret, stafi, pankina dhe policia edhe zyrtaret e ndeshjes. Ky nuk eshte futboll dhe keto persona duhet te rrine larg fushes! Ne barazuam ne shtepi me Voren, fajin e gjejm te vetja…I presim dhe percjellim si miq kundershtaret dhe nuk do te tolerojme qe te behen te tilla veprime ndaj sportisteve tone, kerkojme publikisht qe te merren masa ndaj ketyre personave dhe te parandalohen te tilla veprime, ne te kundert nuk do te pranojme te zbresim ne fushe nese nuk na garantohet siguria!

Capture

Related posts

GJUAJTJE FLUTURIMTHI NGA DISTANCA/ Mesfushori i PSG-së shënon super gol në kampionat, “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

ME KORONAVIRUS DHE NË GJENDJE SHUMË TË RËNDË/ Sulmuesi i Kukësit surprizon djaloshin 17-vjeçar

Delo.autor

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

Leave a Comment