Futboll Premier League Sport

SONDAZHI/ Zbuloni se cila është skuadra më e urryer në Premier League…

Chelsea është skuadra më e urryer në Angli. Një sondazh i bërë nga “football.london” i ka kërkuar tifozëve të klubeve të ndryshme të votojnë për klubin që urrejnë më shumë në Premier League.

68.7% e tifozëve kanë votuar Chelsea si ekipin që kanë më inat, ndërsa 68.1% kanë zgjedhur Manchester United si skuadrën më të urryer. Në vendin e tretë të kësaj renditje të veçantë është Liverpool me 52.8%, ndërsa më pas “Top 5” kompletohet me West Ham dhe Arsenal.

Kurioz është fakti se tifozët e Tottenham, në bazë të këtij sondazhi, kanë nisur të urrejnë më shumë Chelsea, sesa kundërshtarin e tyre historik, Arsenal.

Tottenham është klubi i gjashtë më i urryer në Angli me 43.5%, ndërsa më pas vjen Manchester City me 38.7% e kështu me radhë Cardiff, Crystal Palace, Everton, Watford, etj.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI FRANCEZ/ Talenti 19-vjeçar vritet me breshëri kallashnikovi

Isa.Autor

PARISIENËT HAPIN LISTËN E DËSHIRAVE/ PSG ka gati 80 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Përleshje mes tifozëve të Lyonit dhe “Katalanasve”, spanjollët sulmojnë me spraj

Delo.autor

Leave a Comment