Futboll Premier League Sport

QESHARAKE/ Shkon për herë të parë në stadium, aktori i Hollywoodit “ngatërron” dy ekipet e Manchesterit

Komediani amerikan Neil Patrick Harris ka shkaktuar vërtet humor në rrjetet sociale kur në një video personale ai ka regjistruar veten duke bëritur ” Jepi Manchester United!”

45-vjeçari nuk e ka ditur që mbante veshur uniformën e kampionëve të Anglisë Manchester City kur ishte i pranishëm në stadiumin “MetLife” të New Jerseyt për të ndjekur ndeshjen e e “Qytetarëve” me Liverpoolin.

Kjo gjë i ka acaruar tifozët e Cityt, por Harris nuk duket të jetë një ndjekës i rregullt i futbollit pasi në fillim të videos thotë se “kjo është ndeshja e parë që ndjek në jetën e tij”.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I TOTTENHAM/ Mourinho thyen heshtjen, ja çfarë pamjesh poston në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

(Video) PSG kalon në avantazh ndaj Rennes

Q.Autor

KOMENTON SUKSESIN KUNDËR BARCELONËS/ Simeone: Duke marrë parasysh atë që pashë në fushë…

Delo.autor

Leave a Comment