Futboll Sport

Leonardo: I kemi idetë e qarta, ai përfaqëson historinë e Milan-it

Një ditë pas konferencës së prezantimit, Leonardo, drejtori i ri i përgjithshëm i pjesës tekniko-sportive të Milan-it, ka dhënë një intervistë për Milan TV. “Është një emocion i madh që jam kthyer te Milan, është një gjë që as nuk mund ta mendoja. Ekziston një lidhje e madhe mes nesh. Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt”, ka thënë braziliani.

“Pronarët i kanë idetë shumë të qarta. Kthimi në majë nuk do të jetë i lehtë, por i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë. Futbolli ka ndyrhsuar, duhet një organizim i madh dhe një kujdes i veçantë ndaj detajeve. Pronarët e rinj do të vënë në dispozicion burimet e duhura për ta bërë një gjë të tillë”.

“Milan-i i Gattuso-s ka karakter, por jo vetëm kaq. Mund të përmirësohet akoma shumë. Duam ta përmirësojmë skuadrën dhe ta ndihmojmë të rritet me kalimin e kohës, është një ekip shumë i ri. Për shumë lojtarë do të jetë viti i dytë te Milan dhe kjo do të jetë një avantazh”.

“Gattuso e njeh shumë mirë Milan-in, jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Ai përfaqëson historinë e klubit. Tifozët? Siguria e tyre e vetme duhet të jetë Milan-i. Ky klub ka kaluar momente të tjera të vështira, por edhe pas momenteve delikate, Milan është kthyer gjithmonë dhe kështu do të jetë edhe këtë herë”, ka përfunduar Leonardo.

Related posts

E KONFIRMON EKSPERTI I MERKATOS/ Çelsi vendos përfundimisht për të ardhmen e Armando Brojës

F.autor

SFIDA NDAJ EINTRACHT/ Spalletti buzëqesh më në fund, ja kush rikthehet në stërvitje…

Delo.autor

“E KA ZEMËRUAR SHUMË…”/ Trajneri i PSG: “Dembele është një futbollist i pabesueshëm, por edhe pak i çmendur”

F.autor

Leave a Comment