Futboll Sport

Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napoli…

Sipas asaj që lexohej sot në gazetën “Il Mattino”, Bayern Munich ka bërë një sondazh te klubi i Napoli për të kuptuar mundësinë që ka për blerjen e mesfushorit polak Piotr Zielinski.

24-vjeçari Zielinski mund të mbulojë disa role në fushë, si në qendër të mesfushës, ashtu edhe si sulmues krahu. Napoli e mori nga Udinese në vitin 2016, pasi më parë kishte shkëlqyer në dy sezone i huazuar te Empoli.

Zielinski ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola me kombëtaren e Polonisë.

Chelsea dhe Liverpool kanë qenë klubet që janë interesuar më parë për të, por duket se tani Bayern Munich është favorit për ta marrë nëse do të vendosë të largohet nga Napoli.

Sipas bavarezëve ai do të ishte një opsion interesant për të përmirësuar ekipin e tyre që synon suksesin në Champions League dhe Bundesliga.

Related posts

Diçka e çuditshme ndodhi në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

Sadik.Autor

NBA/ Pas LeBron rinovon edhe Anthony Davis, me Lakers deri në vitin 2025

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Southampton-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment