Futboll Seria A Sport

Ëndrra e merkatos/ Parma do dyshen e “çmendur” të futbollit italian

Parma, e rikthyer këtë vit në Serinë A (edhe pse do të nisë kampionatin me pesë pikë më pak si pasojë e çështjes “Calaio”), po e merr seriozisht aventurën; dëshiron Mario Balotelin.

Klubi italian është gati të paguajë 10 milionë euro që Nisa kërkon për kartonin e sulmnuesit dhe katër milionë euro në sezon për Balotelin, deri në vitin 2022. Dhe nuk ndalen këtu: ëndrra është formimi i dyshes ofensive me Antonio Kasanon, “ish” i verdhebluve.

Që pas aktivizimit te Sampdoria, “FantAntonio” nuk është parë më në fushë, por tashmë Parma duket se ka rihapur dyert për sulmuesin. Çka e ka firmuar vetë klubi: “A mund të rikthehet Kasano? Asnjëherë mos thuaj kurrë… “.

 

Related posts

LIVE/ Chelsea-Arsenal, Iwobi ngushton diferencën për “Topçinjtë”

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv dhe trajnerin, ja emrat

Delo.autor

EKSPERIENCË DHE KLAS/ Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, zyrtarizon mesfushorin që ka kontribuar shumë për Barcelonën

F.autor

Leave a Comment