Futboll Sport

Kukësi nuk e përfshin në listë, braziliani mund të jetë largimi i parë

Kukësi ka formuluar listën e skuadrës që do të marrë në Azerbajxhan për ndeshjen e dytë kundër Karabakut. Takimi i parë përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, një rezultat i mirë nga verilindorët, pasi diferencat mes ekipeve janë të frikshme, në letër. Shpresojmë që Kukësi të bëjë mrekullinë dhe të synojë kalimin.

Trajneri Armando Cungu në listën e përpiluar duket se i ka bërë dalje një prej futbollistëve të afruar në merkaton e verës. Roger nuk ka bindur në kampin verilindor dhe është lënë jashtë ndeshjeve të Champions Leagues. Ai nuk është grumbulluar as në stol nga trajneri Peter Pacult, por tashmë as nga Armando Cungu.

22-vjeçari nuk është përshtatur ende me ekipin kuksian, ose nuk ka cilësitë e duhura për Kukësin. Drejtuesit e klubit do t’i bëjnë dalje me shumë mundësi futbollistit brazilian duke e larguar para nisjes së kampionatit. Mesfushori i krahut duket se ishte një lëvizje e gabuar nga drejtuesit e verilindorëve.

Related posts

“TOP 11” NË SERIE A PËR SEZONIN 2018-2019/ Asnjë lojtar nga Interi dhe Milani, ja klubet që dominojnë (FOTO)

Delo.autor

Klubi gjigant turk interesohet për yllin e Kukësit

Sadik.Autor

ATALANTA E “FRIKSHME”/ Shënon golin e DYTË. Ilicic shtang Valencian

F.autor

Leave a Comment