Futboll La Liga Sport

Barça përballet me një ëndërr/ Katalanasit kërkojnë mesfushorin e TOTTENHAM

Tottenham ishte skuadra me më tepër ndikim në kombëtaren e Anglisë, referuar Botërorit të kësaj vere. Harry Kane, Dele Alli dhe Kieran Trippier, të gjithë të padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Southgate, në “Rusia 2018”, janë ende me pushime. Por skuadra e Londrës mund të llogarisë në sfidat parasezonale atë që ndoshta është lojtari më i talentuar i saj: Christian Eriksen.

Mesfushori danez, i cili u eliminua nga Kupa e Botës në raundin e dytë, në duart e Kroacisë, ka kaluar Atlantikun dhe do të përballet me Barcelonën. Kjo e fundit ka kohë që është në kërkim të një mesfushori me profilin e danezit, që të marrë përsipër rolin e lënë bosh nga Andres Iniesta.

Ata që janë përgjegjës për këtë aspekt sportiv te katalanasit e kanë konsideruar nënshkrimin e tij disa herë. Ishte diçka e besueshme kur Eriksen ndodhej tek Ajax, por tani te Tottenham mbetet i paprekshëm për asnjë çmim. Daniel Levy nuk e shet. Dhe, duke marrë për bazë fjalët e trajnerit Valverde, për atë që Barcelona ka nevojë, e vërteta është se danezi do të përshtatej.

Në moshën 26-vjeçare, lojtari më i mirë i “Spurs” duket i vendosur të shoqërojë Pochettinon, duke mos marrë parasysh oferta të mëparshme nga Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea. Arritja më e madhe e klubit të Londrës, Tottenham, ka qenë pikërisht për të mbajtur këtë verë danezin dhe dy të tjerë, Kane e Dele Alli. Ky është hapi i parë në përpjekje për të arritur qëllimet madhore. Barcelona duket e paralajmëruar, Eriksen është një ëndërr e pamundur për të…

Related posts

Kritikat ndaj Napolit, vjen përgjigja epike e Sarrit: Më vjen të prek…

Q.Autor

“JETA TE REJNXHËRS”/ Grezda: Xherard e di çfarë lojtari jam

Isa.Autor

8 GOL NË 5 NDESHJET E FUNDIT/ Benzema: Mezi po presim sezonin e ri, Rikthimi i Zidane në klub do të…

Delo.autor

Leave a Comment