Futboll Premier League Sport

E DUAN NË “OLD TRAFFORD/ Ja kë do të sakrifikojë Man United për të marrë Maguire

Manchester United është gati të shesë Marcos Rojo për t’i hapur rrugë blerjes 70 mln euro të Harry Maguire. Jose Mourinho-s i është thënë se duhet të shesë përpara se të blejë dhe Rojo është ai që do të sakrifikohet nga pesë mbrojtësit e United.

Argjentinasi është rikthyer këtë javë në stërvitje me ekipin pas pushimeve në Meksikë.Megjithëse aktualisht vuan nga një dëmtim të pësuar në Kupën e Botës, mendohet se ai ka biseduar me klubin për të ardhmen e tij në mes të thashethemeve të një kalimi të tij te Wolves.

Por interesi për të është i madh edhe nga skuadra të tjera të Premier League. United do të kërkojë 35 mln euro për Rojo, dhe pritet të shtojë edhe 35 mln të tjera për të sjellë Maguire në Old Trafford.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Mourinho premton: Manchester United kualifikohet në…

Isa.Autor

OPEROI MBROJTËSIN SPINAZZOLA/ Kirurgu: Nëse gjithçka shkon mirë, mund të kthehet në stërvitje brenda…

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ “Gardiani” Donnarumma e ka ndarë mendjen për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment