Futboll Seria A Sport

PRANË RINOVIMIT/ Ounas “turpëron” HYSAJN në sytë e Ançelotit (VIDEO)

Adam Ounas është një prej lojtarëve që spikat më tepër gjatë fazës përgatitore të Napolit. Pas një sezoni ku qëndroi për shumë kohë në stolin e rezervave, 21-vjeçari algjerian po provon të tregojë të gjithë potencialin, për të bindur trajnerin Karlo Ançeloti që ti besojë një rol protagonisti në skuadër.

Në një prej seancave stërvitore të ekipit në Dimaro, pjesë e përgatitjeve ishte loja një kundër një. Ylli i përfaqësueses u vendos përballë Elseid Hysaj. Edhe pse ndaj një prej mbrojtësve më të fort të Serisë A, Ounas u improvizua si Ronaldinjo.

Driblime dhe shpërthime shpejtësie, përballë të cilave mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk mund të bënte asgjë. E gjithë skena ndodhi përpara syve të trajnerit Ançeloti, që po vëzhgon me kujdes lojtarët, për të përzgjedhur ata që do të jenë titullarët e sezonit të ri.

Related posts

LEIPZIG-LIVERPOOL/ Kampionët e Anglisë favorit për të kaluar në çerekfinalen Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZBULON ORIGJINËN SHQIPTARE/ Trajneri i njohur turk rrëfen: Kam kushërinj në Kosovë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ish-mbrojtësi Costacurta shuan ëndrrat e italianeve, Barcelonës dhe Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment