Futboll Sport

Champions Cup / Emery mposht ish-ekipin falë paraqitjes me “5 yje” të Arsenal (VIDEO)

Arsenal ka kaluar një tjetër test të suksesshëm në prag të sezonit të ri të Premier League teksa ka mundur 5-1 francezët e Paris Saint-Germain. Ishte një sfidë interesante në Stadiumin Kombëtar të Singaporit, me Emery që kishte zgjedhur një formacion të nivelit të lartë në krahasim me Thomas Tuchel, i cili kishte vendosur shumë të rinj në fushë duke parë që shumica e lojtarëve akoma nuk i janë kthyer nga pushimet pas Botërorit.

Ishte Mesut Ozil ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’ të lojës pas pasimit të Aubameyang. Pas pushimit PSG gjen golin e barazimit me anë të Nkunku në minutën e 60’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Por Lacazette, i cili futet në fushë si zëvendësues në minutën e 46’, ka shënuar dy gola brenda katër minutave duke i dhënë një fitore të rëndësishme Topçinjve teksa Emery mposht ish-ekipin e tij në ndeshjen e parë pas kalimit tek Arsenal. Në fund ishin Holding dhe Nketiah ai që thellojnë fitoren e anglezëve.

Related posts

PENALLTITË RAMOS APO HAZARD? Ja si përgjigjet belgu pas prezantimit te Reali

F.autor

ZBULOHET RROGA “FARAONIKE” PËR MESSIN/ Ja sa do të përfitojë 3 sezonet e ardhshme…

Delo.autor

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

Leave a Comment