Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Spalletti pret 2 “dhuratat” e fundit për mbyllur merkaton e Interit

Mungon një pjesë e rëndësishme në mozaikun e Interit e më pas puzzle do të jetë i plotësuar. Zikaltërit duhet të bëjnë ende dy goditjet e fundit në merkato, që shënojnë kufirin mes një skuadre që mbetet thjesht në kuadrin e ambiciozes dhe asaj që ambicien mund ta kthejë menjëherë në fitore. Në këtë kuadër Spalletti i kërkon drejtuesve të klubit një mesfushsor qëndror me kurrikulim ndërkombëtar ndërkohë që Ausilio monitoron në mënyrë konstante situatën e Arturo Vidal.

Për kilianin 31- vjeçar që e sheh veten të lidhur me Bayernin e Mynihut me një kontratë që skadon në 2019-ën por që mund të rinovohet deri në 2020 Interi nuk e ka a me ngut edhe për faktin se tashmë që ka marrë konfirimin e vetë lojtarit pret që të afrojë fundi i merkatos, në të cilin gjermanët do të mund të bënin lëshime duke ulur pretendimin prej 30 milionë eurosh për kartonin e Vidal.

Nga ana tjetër pritet tashmë mbërritja e mbrojtësit të djathtë Sime Vrsaljko, me kroatin që mendohet se do të jetë pjesë e organikës së Spalletit brenda javës së ardhshme. Siç raportojnë mediat spanjolle Interi e ka ulur ofertën paraprake me 5.5 milionë euro për huazimin e tij dhe 16.5 milionë euro për blerjen e tij pas një viti kjo pasi tashmë kanë besimin se me dëshiën e artiukulaur të vetë kroatit edhe Atletico Madridit nuk do të bëhet pengesë për këtë operacion.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Koeman: Treguam karakter, Gjermania më e mirë se Franca

Isa.Autor

PO MAGJEPS BOTËN/ INTERI bën ofertën e parë për “PIRLON E RI”, ofron një shifër të…

Isa.Autor

“GARDIANI” FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Donnarumma: Dita e grumbullimit është……

Delo.autor

Leave a Comment