Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, tre futbollistë të Juventus drejt Milan…

Higuain, Caldara dhe Pjaca me shumë gjasa mund të jenë nën urdhrat e Gattuso kampionatin e ardhshëm, duke u larguar nga “thundra” e Max Allegri.

Një hap përpara, ndoshta vendimtar, për të shmangur sulmin e Chelsea dhe për të shpejtuar sa më shumë të jetë e mundur “lëmshin” e merkatos që po sheh dritë në fund të tunelit.

Juventus dhe Milan duket se e kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin Bonucci-Caldara, por për ta mbyllur me sukses rrethin e bisedimeve duhet futur në temë edhe Hiaguain.

Kuqezinjtë kanë gjetur formën e duhur për të marrë “El Pipita”, huazim me detyrim blerje duke e paguar në dy këste shumën e kartonit, që kënaq në këtë mënyrë edhe “Zonjën e Vjetër” që ka një mbipopullim në sulm pas ardhjes së Cristiano Ronaldo.

Po “blutë” e Sarri? Nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare, por gjithsesi marrëveshja mes Milan dhe Juventus do t’i mbyllë përfundimisht derën kalimit në Premier League të Higuain dhe Caldara. Në marrëveshjes, mund të kemi edhe një surprizë tjetër, huazimin e Pjaca te Milan.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori Vidal pranë bashkimit me ish-trajnerin e tij, nisin kontaktet për kalimin tek klubi…

Delo.autor

Sot luhet Barcelona-Espanyol. Ja formacionet e mundshme

Q.Autor

PREKËSE/ Shikoni si e kujton parnterja ish-sulmuesin Rejes, që humbi jetën tragjikisht në aksident (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment