Futboll Premier League Sport

SALAH KËRKON KONFIRMIMIN/ Jam gati, 44 golat nuk më vënë në presion

Mohamed Salah nuk ka më probleme me shpatullën dhe është gati për Liverpool-in në betejat futbollistike të sezonit të ri. Sulmuesi egjiptian u dëmtua pas një ndërhyrjeje të ashpër të mbrojtësit të Real Madridit Sergio Ramos-it në finale të Ligës së Kampionëve në majin e shkuar.

Lojtari 26-vjeçar e nisi me gol paraqitjen e parë parasezonale për Liverpool, duke ndëshkuar Manchester City-n. Sezonin e shkuar Salah bëri diferencën te të kuqtë duke realizuar 44 gola dhe duke ndihmuar skuadrën që të shkonte deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Jam shumë i lumtur që nuk kam më asnjë problem. Ndihem në rregull dhe krahun e kam shumë më mirë. Vitin e kaluar pata një sezon të madh, por çdo kush jo vetëm unë. Kur njerëzit flasin për mua, sigurisht që ka pak presion sepse ishte një rekord i vendosur dhe ne duhet që të përmirësohemi në Champions dhe të dalim në një vend më të mirë në Premier League.

Por nuk shqetësohem. Unë bëj çfarë kam për të bërë. Jam i lumtur me atë që bëj, kështu që vazhdoj”, deklaroi Salah.

Related posts

NUK RINOVON KONTRATËN ME “TOPÇINJTË”/ Ylli sulmues do largohet nga Arsenali në…

Isa.Autor

“PISTOLETA” PIATEK/ Vetëm tre lojtarë në Europë kanë bërë më mirë se polaku

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Furtuna e radhës mbi RONALDON, tjetër akuzë për PËRDHUNIM…

Isa.Autor

Leave a Comment