Futboll Sport

​I ZHGËNJYER PËR LOJTARËT E PSG-SË/ Mbrojtësi i Liverpool, Robertson: Simulimet e Neymarit janë irrituese

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Andy Robertson, mbeti i zhgënjyer me sjelljen e lojtarëve të Paris Saint-Germainit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin francez.

Skuadra e Kloppit u mposht me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Parc des Princes në kryeqytetin francez. Ata duhet ta mposhtën Napolin me rezultat 1-0, ose të kenë diferencë prej dy golash për t’u kualifikuar nga faza e grupeve, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli u dominua në fillim të ndeshjes nga PSG-ja, e cila arriti t’i shënojë dy gola përmes Juan Bernat dhe Neymar. Pak para fundit të pjesës së parë, James Milner arriti ta ngushtojë rezultatin përmes gjuajtjes nga pika e penalltisë.

Mirëpo, Roberton mbeti më i zhgënjyer me sjelljen e skuadrës së Thomas Tuchelit, pasi që beson se ata filluan të humbnin shumë kohë në mënyrë që të përfundojë ndeshja sa më parë dhe Liverpooli nuk pati kohë ta përmbyste rezultatin.

“Besoj se kur ata ishin duke fituar, filluan të humbnin kohë. Ju mund t’i përdorni shtirjet, mund t’i përdorni të gjitha. Unë me të vërtetë do të doja ta dija se sa kohë humbën ata. Është irrituese kur Neymari bie në tokë ashtu”, ka thënë Anderson.

“E gjitha kjo është pjesë e lojës së tij dhe ne u detyruam të përballemi me këtë gjë. Ne nuk arritëm ta kontrollojmë agresionin tonë. Natyrisht që ishte irrituese, por kur luan kundër PSG-së duhet ta presësh një gjë tillë, veçanërisht kundër tij. Nuk arritëm ta përballojmë mirë”.

Related posts

KRITIKAT E SHUMTA NDAJ ANGLISË/ Kejn: T’i injorojmë zhurmat! Pas fitores 6-2 thanë që do të fitojmë Botërorin

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Tuchel i prish punë PSG-së, dashuria 10-vjeçare është drejt fundit

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS MBETET MISTER/ Sulmuesi Icardi do të kthehet në Itali, merret vendimi

Delo.autor

Leave a Comment