Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United ofron 25 milionë euro për mbrojtësin e Barcelonës

Manchester United ka pasur një kontakt me Barcelonën në lidhje me blerjen e mbrojtësit të kombëtares së Kolumbisë, Yerry Mina, sipas asaj që bën të ditur gazetari Tancredi Palmeri. Palmeri, i cili punon për “BeIN Sports”, gjatë një statusi në “Twitter”, që tifozët e Manchester United do të kenë kënaqësi ta shohin.

“Don Balon” ka shkruar se Barcelona ka kërkuar 25 milionë euro për futbollistin që la një përshtypje shumë të mirë në “Rusi 2018”, ku shënoi tre gola dhe e ndihmoi skuadrën e tij të futet mes 16 më të mirave.

Gjithsesi, paraqitjet e tij me Barcelonën në sezonin e kaluar nuk ishte në lartësinë e duhur dhe tifozët katalanas asnjëherë nuk panë aftësitë e mbrojtësit të ardhur nga Palmerias, që nuk ka një vend në formacionin e Ernesto Valverde.

Në të njëjtën kohë, Manchester United dhe trajneri Jose Mourinho kanë një nevojë të domosdoshme për një qendërmbrojtës.

Related posts

LIVE/ Luftëtari – Kastrioti: Shkurton shifrat Luftëtari, Fili “zhytet” me kokë (VIDEO)

Delo.autor

MBYLL SFIDËN ME 8 LOJTARË/ Shkëndija eliminohet me turp nga Europa League

Delo.autor

Sulmuesi i Milan do të shkojë në Premier League…

Sadik.Autor

Leave a Comment