Futboll Seria A Sport

NUK MJAFTON RONALDO/ Ancelotti tregon pikën e dobët të Juventusit

Carlo Ancelotti e ka mendjen te Lazio në takimin e parë të Serie A në fushën e bardhekaltërve. Trajneri i Napolit është optimist se të tijtë do ta nisin mbarë sezonin e ri. Të kaltrit po shikojnë që të bëjnë përforcime, ndërsa italiani ka sqaruar të vërtetën për interesimin për Edinson Cavani-n. Presidenti Aurelio De Laurentis tha se Cavani i kishte dyert e hapura në ekip nëse ulte kërkesat ekonomike, ndërkohë që Ancelotti e bën të qartë se nuk ka nevojë për një emër të madh.

“Unë nuk kam kërkuar asnjë yll. Realisht jam i kënaqur nga kontingjenti që kam në dispozicion. Erdha te Napoli sepse më pëlqen projekti i klubit dhe kam gjetur një ambient fantastik. Gjithçka është thënë rreth Cavani-t është thjesht spekulim. Nuk më interesojnë futbollistët e skuadrave të tjera. Kam lojtarë fantastikë në dispozicion dhe jam me fat që i drejtoj”, tha tekniku.

Me ardhjen e tij në stol, është rritur edhe oreksi i tifozëve.

“Pritshmëritë janë gjithmonë të mëdha për mua dhe e shikoj si diçka normale. Por, më duhet të them se kam gjetur një klub të shkëlqyer, në të gjitha aspektet. Nuk e kam takuar ende Mertens, megjithatë kam në dispozicion një ekip cilësor, mjaft konkurrues, të ri në moshë dhe me shumë cilësi fizike. Deri më tani jam argëtuar dhe kur argëtohem, bëhem i rrezikshëm”, vazhdoi ai.

Tekniku 59 vjeçar foli edhe për rivalët, Juventusin dhe Interin që janë forcuar edhe më.

“Nuk di të them nëse kemi hendek nga rivalët. Ne e kemi grupin të plotë, kurse Juventusi ende jo. Të bësh krahasime nuk është e thjeshtë dhe mua nuk më intereson t’i bëj. Jam i përqendruar vetëm te skuadra ime, e cila më pëlqen realisht shumë”, përfundoi Ancelotti.

Related posts

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Juventus dhe Dybala, një “dashuri” që pritet të zgjasë shumë

Delo.autor

Ish-ylli i Realit: Messi ta fiton ndeshjen brenda gjysmë sekonde, është ma i miri që e kam parë

Q.Autor

LUAJTI 3 SEZONE ME “DJALLIN/ Milan “e flaku” pas dështimit, argjentinasi gjen ekip në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment