International

Pas testimeve, FIFA drejt vendimit: VAR-i në Botërorin e Rusisë

FIFA ka vendosur të zbatojë sistemin VAR në Kupën e ardhshme Botërore, në Rusi, e cila do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Video-arbitrazhi i diskutueshëm do të shënojë një moment historik në historinë e Kupave të Botës. Organi qeverisës i futbollit botëror do ta diskutojë atë më 22 janar, në Zurich, në takimin e “IFAB”, Këshillit Ndërkombëtar të Federatave, në qendër të të cilit do të jenë edhe rregullat e rregulloret e futbollit.

Pozita e presidenti Infantino dhe FIFA-s është e qartë: ata e duan VAR. Ky sistem video-arbitrazhi është përdorur tashmë nga FIFA në vitin 2017, në disa prej turneve të saj, duke përfshirë Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Botërorin e Klubeve. Rezultati i testeve, pavarësisht nga shumë polemika të krijuara, ishte pozitiv për FIFA-n.

“Ne kemi arritur pothuajse në një mijë lojëra me VAR dhe mendoj se testet kanë qenë edhe më të mira se sa prisnim”, – tha drejtori teknik i “IFAB”, David Ellery. VAR është duke u përdorur tashmë në kampionatet kombëtare të Italisë dhe Gjermanisë, ndërsa është implementuar edhe në sfidat kryesore të Francës dhe Anglisë. Spanja është liga e vetme e madhe europiane, që ende nuk e ka përdorur atë, megjithëse tashmë ka njoftuar zbatimin e VAR në sezonin e ardhshëm. Deri më tani, vetëm Kupa e Botës 2014, në Brazil, ka pasur teknologji dhe ajo ishte “video-linea”, për të shmangur golat fantazmë. Në Rusi, ajo do të shkojë më tej: do të jetë VAR.

Related posts

Tevez: “Në Kinë i adhuruar si idhull, por 7 muaj pushime! Desha rikthimin sapo mbërrita atje”

Q.Autor

Olimpiada, preken nga virusi edhe dy sportistë zviceranë

Q.Autor

Ryan Giggs intervistohet për postin e trajnerit të Uellsit

Q.Autor

Leave a Comment