Futboll La Liga

Zidane dhuron “show” në konferencë: Real Madrid nuk është një ekip m…!

I tërbuar, i vendosur, solidar, i ashpër me ambientin e jashtëm dhe i dashur me futbollistët e tij, ndoshta edhe pak banal… Në Valdebebas, Zinedine Zidane ka ofruar një “show” të pazakontë për të, pasi ka dalë para gazetarëve me një orë e gjysmë vonesë. “Duhet të flisnim mes nesh dhe folëm. Ndoshta pak më shumë se normalisht, por ishte e nevojshme”. Më pas, ai ka dhënë një performancë unike, sepse mesa duket trajneri i Real Madrid ka dashur të jap një shembull për përkushtimin dhe intestitetin e punës…

“Ka njerëz që mendojnë se jemi një skuadër muti, por nuk është kështu. Edhe në barazimin me Celta Vigo kemi bërë gjëra të mira. Nuk ishte një ndeshje për t’u harruar e gjitha. Ka njerëz që e harrojnë shumë shpejt të kaluarën, por unë nuk jam dakord”

Real Madrid e mbylli vitin 2017 me 5 trofe, një rekord. Në dy sezone, Zidane ka marrë 8 tituj, në 9 veprimtari që ka marrë pjesë. Megjithatë, jemi vetëm në janar 2018 dhe mbi skuadrën po bien gurë kritikash! Kjo ka ardhur si pasojë e paraqitjeve në kampionat ku pavarësisht se ka një ndeshje më pak skuadra “merengues” është -16 pikë nga Barcelona. Një distancë jashtëzakonisht e madhe, e papranueshme, edhe nga tifozi më besnik.

“Ka njerëz që mendojnë se jemi një skuadër muti, por nuk është kështu. Edhe në barazimin me Celta Vigo kemi bërë gjëra të mira. Nuk ishte një ndeshje për t’u harruar e gjitha. Ka njerëz që e harrojnë shumë shpejt të kaluarën, por unë nuk jam dakord. Nuk mund të harrojmë atë që kemi bërë para disa muajsh. Nuk hedh të gjitha në plehra, por shkak të dy apo tre ndeshjeve të luajtura keq. Falënderoj që më kujtuat se kam fituar 8 trofe. Këtë nuk duhet ta harroj asnjë tifoz,” – tha Zidane.

Më pas, francezi del në mbrojtje të futbollistëve të tij: “Këtu mes jush ka njerëz që do të donin që unë të fajësoja futbollistët, që sipas tyre nuk po japin maksimumin. Unë do të bëj të kundërtën. Nuk jam këtu për t’i hedhur baltë lojtarëve të mi, por jam këtu për të ndihmuar ata që janë në vështirësi dhe jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Asnjë nuk do të zbresë nga varka. Faji për rezultatet e fundit është i përbashkët. Unë jam fajtori kryesor.”

“Po, jam nevrikosur shumë, – tha Zidane në gjuhën franceze ndaj një konstatimi sipas të cilit ai nuk kishte qenë kurrë kaq banal dhe nervoz. – Janë thënë dhe janë shkruar shumë gjëra të pavërteta. Nuk po sfidoj klubin dhe presidentin. Ata që e mendojnë në këtë mënyrë nuk më njohin. Presidenti më ka zgjedhur dhe unë do të jem gjithmonë në krah të tij, në krah të klubit dhe në krah të tifozëve. Unë e di shumë mirë si funksionojnë gjërat, por vazhdoj të pedaloj në të njëjtin drejtim me bashkëpunëtorët e mi.”

“Kam lexuar dhe dëgjuar se Zidane ka hedhur poshtë idenë e presidentit për të marrë portierin Kepa. Nuk është e vërtetë, e vërteta është se unë besoj te futbollistët që kam në dispozicion. Nuk dua të ndryshoj një ekip që ka fituar gjithçka sepse besoj pafundësisht te lojtarët e mi”

“Kam lexuar dhe dëgjuar se Zidane ka hedhur poshtë idenë e presidentit për të marrë portierin Kepa. Nuk është e vërtetë, e vërteta është se unë besoj te futbollistët që kam në dispozicion. Nuk dua të ndryshoj një ekip që ka fituar gjithçka sepse besoj pafundësisht te lojtarët e mi. Do t’i mbroj deri në vdekje. Kam futbollistë të jashtëzakonshëm në dispozicion dhe nuk kemi nevojë për askënd në merkato. Kjo është ajo që i kam thënë gjithmonë presidentit dhe bordit drejtues,” – përfundoi trajneri i Real Madridit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Rice refuzon rinovimin, pret lajme nga klubet e mëdha të Premier…

Delo.autor

SKANDALI ME TRANSFERIMIN/ Vinicius ka kushtuar më shumë se 45 milionë euro

Isa.Autor

BAKAYOKO PRANË MILANIT/ E vetmja gjë që e pengon është rroga e tij

Isa.Autor

Leave a Comment