Futboll Sport

Giroud drej largimit nga Chelsea, s’është në planet e Sarrit

Me ardhjen e Sarrit në krye të Chelsea priten edhe shumë ndryshime në skuadër. I pari që mund t’u japë lamtumirën “Bluve të Londrës” është pikërisht Olivier Giroud, i cili u transferua te Chelsea në janar të 2018-ës nga Arsenali. Francezi duket se nuk bën pjesë në planet e Sarrit, i cili kërkon prurje të reja në skuadër. Duke parë situatën e krijuar tek ekipi nga “Stamford Bridge”, sulmuesi pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje verore. Për 31-vjeçarin ka shfaqur interes skuadra e Marseille, e cila është vënë në kërkim të një sulmuesi me cilësitë e Giroud.

Related posts

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Rosi: Ne do të bëjmë më të mirën tonë për fitore…

Delo.autor

Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

Q.Autor

DO TË LARGOHET NGA INTER NË FUND TË SEZONIT/ E ardhmja e Godin, sirena angleze për mbrojtësin

Delo.autor

Leave a Comment